Secondary Adv

Transporti publik lehtesi permes Google maps, i vlefshem per te gjitha linjat ne Tirane

Transporti publik në kryeqytet ka bërë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe lehtësimit të udhëtimeve të qytetarëve, në lidhje me stacionet, oraret dhe intineraret, përmes Google maps.

 

Kreu i shoqatës së transportit Publik Dashnor Memaj tregon se përveç qytetarëve shqiptarë, Google maps iu vjen në ndihmë sidomos turistëve, të cilët përmes tij informohen në kohë reale për stacionet e autobusëve, oraret e lëvizjes së tyre, trafikun dhe rrugët alternative që mund të ndjekin.

 

Memaj tregon se Google maps është i vlefshëm për të gjitha linjat e transportit në Tiranë, ndërsa problem sipas tij mbeten adresat e paazhornuara.

 

Kreu i shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj shprehet se hapi i radhës është vendosja e tabelave elektronike në stacione dhe shtimi i korsive të dedikuara për transportin urban për të shmangur trafikun e rënduar./Burimi: Balkanweb

 

 


Më të lexuarat